Blog entry by Sara Kono

blog_listing Object ( [entries] => [totalentries] => [filters] => Array ( [entry] => blog_filter_entry Object ( [conditions] => Array ( [0] => p.id = ? ) [overrides] => Array ( [0] => site [1] => course [2] => module [3] => group [4] => user [5] => tag ) [availabletypes] => Array ( ) [type] => [id] => 16 [tables] => Array ( ) [params] => Array ( [0] => 16 ) ) ) )
Anyone in the world

Të mësosh me anë të kurseve online është e thjeshtë pasi ju mund të ndiqni ritmin tuaj të studimit, por edhe sadopak e vështirë pasi duhet të fokusoheni për të mos e lënë atë pas dore. Ne i vendosim qëllime vetvetes se çfarë duam të arrijmë, por nëse jemi tepër të zënë, ndodh që këto qëllime edhe të mos përmbushen.


Cilat janë disa gjëra të cilat na shtyjnë që të mos i përfundojmë kurset dhe si të përballemi me to?


1- Menaxhim i keq i kohës


- Duke patur shumë gjëra për të bërë, u caktojmë një prioritet secilës prej tyre, duke i  anashkaluar sadopak gjërat shtesë që ne bëjmë, përfshirë këtu edhe kurset. Për të qenë sa më të rregullt me ndjekjen e tyre, ne mund të caktojmë një program studimi të personalizuar, duke përzgjedhur kohën kur jemi më të lirë për t'u marrë me to. Me anë të Metronom ju mund të ndiqni programin tuaj tek kalendari i platformës dhe ta keni më të thjeshtë për ta ndjekur atë.

- Caktoni një periudhe kohore dhe cfarë do të keni arritur deri atëherë. Mund të nevojitet pak kohë për të përcaktuar se sa do të zgjasë një aktivitet ose një pjesë e kursit. Vendoseni këtë afat në programin tuaj të studimit për t'iu nxitur të vazhdoni me mësimin online.


2- Ju humbet interesi për të vazhduar mësimin


- Kthehuni në fillim dhe kujtoni se përse e nisët këtë gjë. Cilat ishin qëllimet tuaja dhe çfarë dëshironit të arrinit në përfundim të saj.

- Filloni me dicka të thjeshtë, fillimisht merrni disa informacione bazë për t'iu rritur edhe kuriozitetin dhe të bëheni sadopak pjesë e temës. Më pas, filloni të ndiqni programin rregullisht.

- Pas përfundimit të çdo teme kursi, caktoni një shpërblim. Kjo gjë është e dobishme për t'iu rikthyer interesin, pasi ju mban të motivuar deri në fund.


3- Nuk i përmbaheni qëllimeve


- Kushtojini rëndësi qëllimeve që i keni vendosur vetvetes, pasi çdo gjë që po bëni është për t'iu ndihmuar të përmirësoni aftësitë tuaja. Krijoni një grup studimi me dy ose më shumë persona.Do t'iu ndihmojë për të kuptuar më mirë disa tema, për të motivuar njëri - tjetrin për të mos e ndërprerë kursin, por edhe për ta bërë sa më të këndshëm.