Site blog

blog_listing Object ( [entries] => [totalentries] => [filters] => Array ( ) )
Anyone in the world

Të mësosh me anë të kurseve online është e thjeshtë pasi ju mund të ndiqni ritmin tuaj të studimit, por edhe sadopak e vështirë pasi duhet të fokusoheni për të mos e lënë atë pas dore. Ne i vendosim qëllime vetvetes se çfarë duam të arrijmë, por nëse jemi tepër të zënë, ndodh që këto qëllime edhe të mos përmbushen.


Cilat janë disa gjëra të cilat na shtyjnë që të mos i përfundojmë kurset dhe si të përballemi me to?


1- Menaxhim i keq i kohës


- Duke patur shumë gjëra për të bërë, u caktojmë një prioritet secilës prej tyre, duke i  anashkaluar sadopak gjërat shtesë që ne bëjmë, përfshirë këtu edhe kurset. Për të qenë sa më të rregullt me ndjekjen e tyre, ne mund të caktojmë një program studimi të personalizuar, duke përzgjedhur kohën kur jemi më të lirë për t'u marrë me to. Me anë të Metronom ju mund të ndiqni programin tuaj tek kalendari i platformës dhe ta keni më të thjeshtë për ta ndjekur atë.

- Caktoni një periudhe kohore dhe cfarë do të keni arritur deri atëherë. Mund të nevojitet pak kohë për të përcaktuar se sa do të zgjasë një aktivitet ose një pjesë e kursit. Vendoseni këtë afat në programin tuaj të studimit për t'iu nxitur të vazhdoni me mësimin online.


2- Ju humbet interesi për të vazhduar mësimin


- Kthehuni në fillim dhe kujtoni se përse e nisët këtë gjë. Cilat ishin qëllimet tuaja dhe çfarë dëshironit të arrinit në përfundim të saj.

- Filloni me dicka të thjeshtë, fillimisht merrni disa informacione bazë për t'iu rritur edhe kuriozitetin dhe të bëheni sadopak pjesë e temës. Më pas, filloni të ndiqni programin rregullisht.

- Pas përfundimit të çdo teme kursi, caktoni një shpërblim. Kjo gjë është e dobishme për t'iu rikthyer interesin, pasi ju mban të motivuar deri në fund.


3- Nuk i përmbaheni qëllimeve


- Kushtojini rëndësi qëllimeve që i keni vendosur vetvetes, pasi çdo gjë që po bëni është për t'iu ndihmuar të përmirësoni aftësitë tuaja. Krijoni një grup studimi me dy ose më shumë persona.Do t'iu ndihmojë për të kuptuar më mirë disa tema, për të motivuar njëri - tjetrin për të mos e ndërprerë kursin, por edhe për ta bërë sa më të këndshëm.

Komentet

     
    Fotografia e Sara Kono
    by Sara Kono - e enjte , 19 korrik 2018, 09:05
    Anyone in the world

    Sot, edukimi nuk përfshin vetëm materialet e printuara dhe memorizimin e tyre. Inovatoret janë përpjekur që të përmirësojnë programin e mësimit me anë të teknologjisë, duke parë zhvillimin e shpejtë të kësaj të fundit.


    Mësimdhënia e Kombinuar është bërë pjesë e programeve të studimit në gjimnaze dhe në universitete e cila ka ndërthurur botën dixhitale me mësimin tradicional. Mund të themi që nxënësit këtë metodë mësimdhënie kanë vite që e praktikojnë vetë, pasi teknologjia zë një pjesë të madhe në përditshmërinë e tyre, duke lexuar materiale online si për lëndë shkollore, por edhe për të marrë njohuri më tepër për tema të ndryshme.


    Rëndësia e Mësimit të Kombinuar:


    - Mundësi më tepër për mësuesit dhe për nxënësit

    - Më shumë mënyra për të angazhuar nxënësit për të mësuar

    - Të dyja palët zhvillojnë aftësitë e tyre teknologjike

    - Mësimi bëhet më i këndshëm pasi përfshin grafika, video, lojra për temat mësimore


    Studime kanë treguar që kjo metodë mësimdhënie ul përqindjen e moskryerjes së detyrave, përmirëson aftësitë e të nxënit dhe rrit angazhimin e studentëve, duke pasur një shumëllojshmëri materialesh.


    Gjithashtu ndikon edhe në kohën e studimit, studentë të cilët e përthithin informacionin më shpejt mund të kalojnë tek temat pasardhëse, ndërkohë që të tjerët mund të fokusohen më tepër në një temë të caktuar për ta kuptuar më mirë. Është i përshtatshëm për cdo nxënës, pasi secili prej tyre ka metodën e tij të studimit dhe është një mënyrë e cila plotëson nevojat e tyre, krijon një program studimi të personalizuar, ndryshe nga ajo tradicionale.


    CEI arriti të sjellë metodën e Mësimit të Kombinuar me anë të platformës Metronom, pas një rrugëtimi të gjatë dhe me kërkime të shumta, me synimin për të rritur aksesin e edukimit cilësor për këdo, kurdo dhe kudo. Për të marrë më shumë informacion rreth ideimit të saj dhe vet platformës, mund të ndiqni dokumentarin e mëposhtëm, Të Mësosh për të Ardhmen. 



    [ I modifikuar: e enjte , 19 korrik 2018, 10:17 ]

    Komentet

       
      Fotografia e Sara Kono
      by Sara Kono - e martë , 10 korrik 2018, 11:59
      Anyone in the world

      Gjatë periudhës së pushimeve, të gjithë i vendosim vetes një qëllim: të bëjmë dicka produktive. Pavarësisht motivimit dhe dëshirës së madhe në fillim për t'i arritur këto gjëra, jo gjithmonë shkon ashtu sic e planifikojmë.

      Për studentët e gjimnazeve dhe universiteteve është e rëndësishme që të shpenzojnë sadopak kohë me studimet e tyre për tu përgatitur në provime, për të rifreskuar njohuritë e tyre, por edhe për të marrë njohuri të reja në fusha të ndryshme. Metronom ju jep këtë mundësi për kurse të fushave të ndryshme: për lëndë shkollore por edhe për përmirësim të aftësive tuaja. Ndjekja e kurseve online ose trajnimeve është një mënyrë shumë e mirë për të shpenzuar kohën në mënyrë sa më eficiente, por edhe argëtuese, jo vetëm materiale mësimore por edhe lojra. 


      Cilat janë disa gjëra që mund të bëjmë për t'u motivuar në ndjekjen e kurseve?


      - Krijoni një program studimi


         Gjatë pushimeve koha kalon pa u kuptuar dhe vjen një moment që gjendemi në përfundim të tyre, duke pyetur veten nëse i përmbusha qëllimet që kisha vendosur. Ju mund të krijoni një program studimi, ku caktoni ditët dhe orët kushtuar ndjekjes së kurseve në një afat kohor të caktuar. Metronom ju ndihmon të ndiqni programin tuaj duke përdorur kalendarin e tij për të gjitha kurset që jeni të regjistruar. Kështu, duke ndjekur programin tuaj, ju arrini të përmbushni planet tuaja, të mësoni dicka, por edhe të argëtoheni dhe të shijoni pushimet. 


      - Vendosini vetes një qëllim


         Mënyra më e mirë për të përfunduar dicka është duke i vendosur vetvetes një qëllim të caktuar. Cfarë dua të arrij unë në këtë periudhë kohe? Shkruajini qëllimet tuaja diku ku të jenë lehtësisht të dallueshme dhe t'iu kujtojnë se pse e keni nisur dhe cfarë do të përfitoni në përfundim të saj. 


      - Ndiqini kurset hap pas hapi


         Në Metronom, kurset janë të ndara në tema të ndryshme dhe është një ndihmesë për ju për të përcaktuar edhe programin e studimit. Nëse nuk dëshironi të uleni dhe të mësoni për orë të tëra, ndajeni informacionin në pjesë dhe kushtojini disa minuta në pushime të vogla gjatë ditës. 


      - Caktojini vetes një shpërblim


         Nëse deri tani nuk ka funksionuar asnjë nga pikat e mësipërme, provoni të shpërbleni veten pas përfundimit ose arritjes së një qëllimi. Një shpërblim i vogël ju mban të motivuar deri në fund.

      [ I modifikuar: e mërkurë , 11 korrik 2018, 10:19 ]

      Komentet

         
        Anyone in the world

        Center for Entrepreneurship & Innovation, në bashkëpunim me Aftësi për Punë S4J, ka zhvilluar trajnimin me temë "Prezantimi i platformave online për aksesimin e materialeve mësimore" për lëndët e profilit TIK.

        Gjatë trajnimit u prezantuan platforma për aksesimin e materialeve mësimore online, si: Cisco Networking Academy
        Microsoft Imagine Academy dhe Khan Academy, me synim pasurimin e materialeve mësimore për të rritur angazhimin e nxënësve dhe cilësinë e mësimdhënies.


        [ I modifikuar: e martë , 6 shkurt 2018, 11:31 ]

        Komentet

           
          Anyone in the world

          Trajnim i zhvilluar me Ekspertë të lëndëve mësimore, në fushën e TIK, Ekonomik dhe Hoteleri Turizëm nga LerNetz, një kompani Zviceriane e specializuar në krijimin e përmbajtjes dixhitale. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte identifikimi i teknikave më të mira, për krijimin, gjetjen dhe përshtatjen e materialit mësimor në platformë e-learning.


          [ I modifikuar: e martë , 6 shkurt 2018, 11:32 ]

          Komentet