Lënda “Menaxhimi I Burimeve Njerëzore”, ka si mision që tu ofrojë studentëve konceptet, instrumentat  dhe mjetet teorike dhe praktike për një drejtim më efikas dhe efiçent të potencialit njerëzor të një kompanie. Ajo  synon që tu japë njohuri studenteve se si mund të menaxhohen burimet njerëzore të një organizate  me qëllim rritjen dhe përdorimin e potencialit njerzor, duke përdorur teknikat, instrumentat organizative, ekonomike dhe juridike për një gjë të tillë. Ajo i trajton  burimet njerëzore si një potencial dhe burim shumë I rëndësishëm për  zhvillimin e organizatave të ndryshme.


  • Krijuesit e kursit: Martin Serreqi
  • Pedagog ne Fakultetin e Ekonomise te Universitetit te Tiranes. Lektor i lendeve “Menaxhim Biznesi” dhe “Menaxhim i Burimeve Njerezore” Ka perfunduar studimet Bachelor ne Finance dhe studimet Master per Administrim Biznesi me fokus Finance Korporatash dhe Menaxhim Investimesh prane Universitetit te Oklahomes ne Sh.B.A. Eshte kandidat doktorant ne Ekonomiks me focus studimi Ekonomiksin e Personelit. Ka punuar per nje kohe te gjate ne role drejtuese dhe konsulente ne sektorin publik dhe ne ate privat. Ka dhene mesim kontabilitet dhe finance ne universitete te ndryshme.

Lënda “ Manaxhim biznesi ” është lëndë, e cila në zhvillohet në vitin e parë të të gjitha degëve të Fakultetit të Ekonomisë. Kjo lëndë ju jep studentëve konceptet dhe njohuritë themelore të manaxhimit, të cilat janë të domosdoshme pwr çdo student pavarësisht nga specialiteti i tyre. Kjo lëndë është ndërtuar me qëllim që t’i japë studentëve konceptet dhe njohuritë bazë për Manaxhimin.

Objektivat kryesore të kursit janë:

Të pajisë studentët me njohuritë bazë mbi rolet dhe funksionet e një manaxheri në një organizatë biznesi.

  • Të analizojë në mënyrë të detajuar mjedisin në të cilin operojnë organizatat me qëllim
  • që vendimet manaxheriale të jenë me një nivel të lartë efektiviteti manaxherial.
  • Të orientojë studentët që të dinë të përdorin në mënyrë racionale teknikat ndihmëse
  • në funksion të përmirësimit të cilësisë së manaxhimit.
  • Ta aftësojë studentin që njohuritë e fituara gjatë këtij kursi t’i përdore në funksion të formimit të tij dhe njëkohësisht të orientohet me sukses në praktikat e biznesit.

  • Krijuesit e kursit: Rezart Prifti
  • Lektor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, në lëndët "Menaxhim Biznesi" dhe Inovacion. Ka përfunduar studimet Bachelor në Financa dhe Banka në Shkollën e Shkencave Ekonomike në Varshavë si dhe studimet master r në të njëjtën fushë në Shkollën e Shkencave Ekonomike, Krakov, Poloni. Zotëron, diplomë PHD në Inovacion.

    Fillimisht ka kryer kërkime lidhur me historinë e krizave ekonomike, pastaj lidhur me inovaconin në nivel të firmës si dhe faktorët përcatues të tij.  Ka ndjekur një sërë trajnimesh në fushën e Negociatave dhe Aftësive Ndërpersonale. 

  • Krijuesit e kursit: Ana Shkreta
  • Menaxhere e përgjithshme, me eksperiencë si drejtuese ekzekutive zotëron njohuri në fushën e menaxhimit dhe inovacionit.

    Fokusi i saj kërkimor janë fusha e sipërmarrjes dhe inovacionit. Ajo ka qenë shumë e angazhuar në zhvillimin e mënyrave të reja të të mësuarit si dhe krijimit dhe zhvillimit të përmbajtjes dixhitale.

    Ka një eksperiencë dy vjeçare në krijimin e përmbajtjes dixhitale dhe mësimit të kombinuar, si dhe është certifikuar në Blended Learning.


Lënda synon të pajisë studentët me njohuri të thelluara dhe bashkëkohore në drejtim të aspekteve teoriko-praktike që lidhen me menaxhimin e burimeve njerezore ne nje institucion te shendetit publik. Programi i lëndës përfshin, ndër të tjera, trajtimin dhe sqarimin e praktikave të tilla si: organizimi dhe planifikimi i punes  ne organizatat e kujdesit shendetsor,  rekrutimi dhe seleksionimi i punonjesve, trajnimi dhe zhvillimi i punonjesve, menaxhimi i performances dhe praktikat e shperblimit, marrredheniet e punes dhe shendeti dhe siguria e punonjesve ne pune.

 Kjo lëndë është konceptuar për të pajisur me njohuri dhe disa zotësi praktike në fushën e menaxhimit të burimeve njërezore, të nëvojshme keto jo vetëm për  ata të cilët synojnë një pozicion specialisti apo menaxheri në burimet njerezore por edhe të  menaxherit të  përgjithshëm në industrinë e kujdesit shendetsor. 

  • Krijuesit e kursit: Martin Serreqi
  • Pedagog ne Fakultetin e Ekonomise te Universitetit te Tiranes. Lektor i lendeve “Menaxhim Biznesi” dhe “Menaxhim i Burimeve Njerezore” Ka perfunduar studimet Bachelor ne Finance dhe studimet Master per Administrim Biznesi me fokus Finance Korporatash dhe Menaxhim Investimesh prane Universitetit te Oklahomes ne Sh.B.A. Eshte kandidat doktorant ne Ekonomiks me focus studimi Ekonomiksin e Personelit. Ka punuar per nje kohe te gjate ne role drejtuese dhe konsulente ne sektorin publik dhe ne ate privat. Ka dhene mesim kontabilitet dhe finance ne universitete te ndryshme.

Menaxhimi i Avancuar i Burimeve Njerëzore është një ndër disiplinat kryesore të formimit të përgjithshëm të këtij cikli studimi që synon të zhvillojë kompetencat praktike në fushen e MBNJ. Lënda ka 6 kredite dhe zhvillohet në vitin e parë të Programit Master Profesional (Full-Time) në Administrim Biznesi. Në kuadrin e një mjedisi biznesi dinamik, rritet rëndësia e burimeve njerëzore dhe e kompetencave praktike për menaxhimin e tyre. Në Shqipëri, me maturimin e organizatave të biznesit, është gjithnjë e më e rëndësishme pasja e stafit kompetent për mbikqyrjen e funksioneve si rekrutimi, seleksionimi, trajnimi, motivimi, vlerësimi i performancës, shpërblimi etj. dhe njohja e legjislacionit përkatës. Kjo lëndë ka për qëllim të thellojë njohuritë që studentët kanë marrë tashmë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe e konceptuar me në bazë teknikën e rasteve të studimit, synon të forcojë zotësitë e tyre dhe gjykimin kritik në këtë fushë.

Ky kurs zhvillohet me studentët e vitit të dytë Master Administrim Publik në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Sektorin Publik është një ndër disiplinat kryesore të formimit të përgjithshëm të këtij cikli studimi që synon pajisjen e studentëve me dijet bazë në fushën e Administrimit Publik. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore përfshin funksionet tradicionale të personelit si rekrutimi, seleksionimi, trajnimi, motivimi, vlerësimi i performancës, shpërblimi etj. Përmbushja e secilit nga këto funksione kërkon aftësi të veçanta, sidomos aktualisht kur menaxhimi i burimeve njerëzore po njihet për rëndësinë e vet strategjike dhe juridike ndryshe nga roli i dikurshëm monitorues. Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë studentëve njohuri lidhur me evoluimin e politikave dhe praktikave të burimeve njerëzore dhe mënyrën si reflektojnë ndryshimet e vlerave sociale dhe elementeve të mjedisit. Fokusi i kësaj lëndë do jetë identifikimi i karakteristikave të veçanta të MBNJ në sektorin publik dhe përmirësimi i kompetencave të nevojshme për një menaxhim efektiv të burimeve njerëzore. Kjo lëndë është ndërtuar për të ndihmuar në përgatitjen e zyrtarëve të ardhshëm të administratës publike si hartues, zbatues dhe përfitues të praktikave të BNJ.


Lënda “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore” zhvillohet në vitin e tretë në degët e Biznesit dhe ka 6 kredite. Ajo njeh studentët me një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit të një organizatë, funksionin që synon përdorimin me efektivitet të burimeve të saj njerëzore. Burimet njërëzore dhe menaxhimi i mirë i tyre po vlerësohen gjithnjë e më shumë si një nga burimet e krijimit të avantazhit konkurues për organizatën. Sqarimi i politikave dhe praktikave të organizatave lidhur me planifikimin e nevojave për burime njerëzore, pajisjen e tyre me këto burime nëpërmjet proceseve të rekrutimit dhe seleksionimit, vlerësimin, trajnimin dhe shpërblimin punonjësve, përbejnë ceshtjet kryesore të trajtuara në këtë lëndë.

Learning goals:

Business analysis: The learner will be able to document an analysis of a business in terms of functions and processes, to identify and quantify improvements to reduce costs, enhance sustainability, with specifications and acceptance criteria for information and communication systems.

Innovation Planning: The learner will be able to prepare a plan to exploit business opportunities provided by IT, for more efficient and effective performance of an existing or new businesses.

These two short learning course modules were prepared by Tom Worthington MEd, FACS CP, when a student of education at Athabasca University. They have not been tested, apart from a quick trial by fellow students. For more details see the book "Digital Teaching In Higher Education" (Worthington, 2017).