Metronom, ofron të gjitha lëndët e arsimit të mesëm, për nxënësit e gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë. Nxënësit kanë mundësinë të ndjekin kurse, zhvillojnë testime, shikojnë video shpjeguese të temave mësimore, kudo ku ato janë, në çdo kohë dhe pa asnjë pagesë.

Në këtë kurs do të gjeni video shpjeguese të koncepteve kryesore në lëndën e kimisë. 

Ky kurs është dizenjuar për të ofruar njohuri lidhur me lëndën e kimisë në formën e videove shpjeguese, duke demostruar kështu edhe eksperimente të ndryshme që mund të zhvillohen në lëndën e kimisë. Konceptet të cilat trajtohen përgjatë këtij kursi janë:

  • Atomi
  • Metalet dhe Jo Metalet
  • Metalet Alkaline
  • Kromatografia
  • Llojet e Reaksioneve Kimike
  • Acidet dhe Bazat
  • Barazimet Kimike
  • Emërtimi i Oksideve
  • Masa Molare
  • Lidhja Kovalente dhe Jonike
  • Oksidet
  • Emërtimi i kripërave dhe acideve
  • Elektronegativiteti




  • Krijuesit e kursit: Platforma Metronom
  • Loni është instruktori juaj.

    Ai do ju ndihmojë me gjithçka ju nevojitet për të fituar njohuri të reja si dhe për të përmirësuar njohuritë tuaja aktuale, duke ofruar informacion të përditësuar referuar studimeve dhe kërkimeve më të fundit nga zhvillimet shkencore në botë.

    Për çdo pyetje lidhur me kurset dhe platformën, kontaktoni në info@metronom.al dhe Loni do ju ndihmojë!


Lënda Kimi në klasën e 11-të zhvillohet 2 orë ne javë.Janë gjithsej 68 orë mësimore gjatë të cilave trajtohen 2 tematikat e mëposhtme.

TEMATIKA:DIVERSITETI

Kjo tematikë nënvizon rëndësinë e ruajtjes së shumëllojshmërisë në natyrë. Për të kuptuar më mirë botën, në të cilën jeton, njeriu përpiqet të organizojë botën e gjallë dhe botën jo të gjallë. Ka disa tipare të përbashkëta që lidhin të gjitha qeniet e gjalla dhe faktorë unikë në botën jo të gjallë që e ndihmojnë njeriun t’i klasifikojë ato. Ruajtja e shumëllojshmërisë siguron mbijetesën dhe vazhdimësinë e jetës. Në fokus të kësaj tematike në këto shkallë është diversiteti i kafshëve, bimëve, mikroorganizmave, mjedisit natyror, lëndëve dhe vetive e karakteristikave të tyre

TEMATIKA:NDËRVEPRIMET

Studimi i ndërveprimit midis dhe brenda sistemeve zhvillon të kuptuarit e mjedisit dhe të rolit të njeriut në të. Ndërveprimet ndodhin brenda një organizmi, midis organizmave, si dhe midis organizmave dhe mjedisit. Ndërveprimi i njeriut me mjedisin drejton zhvillimin e shkencës dhe të teknologjisë. Në të njëjtën kohë shkenca dhe teknologjia ndikojnë në mënyrën se si njeriu ndërvepron me mjedisin. Të kuptuarit e këtij ndërveprimi ndihmon nxënësin të kuptojë më mirë pasojat pozitive dhe negative të veprimeve të tij dhe të jetë përgjegjës për to. Tema përqendrohet te ndërveprimi brenda dhe ndërmjet bimëve, kafshëve, njeriut dhe mjedisit, mikroorganizmave, atmosferës, sistemit diellor dhe Tokës, forcave, shkencës dhe teknologjisë.