Lënda “Menaxhimi I Burimeve Njerëzore”, ka si mision që tu ofrojë studentëve konceptet, instrumentat dhe mjetet teorike dhe praktike për një drejtim më efikas dhe efiçent të potencialit njerëzor të një kompanie. Ajo synon që tu japë njohuri studenteve se si mund të menaxhohen burimet njerëzore të një organizate me qëllim rritjen dhe përdorimin e potencialit njerzor, duke përdorur teknikat, instrumentat organizative, ekonomike dhe juridike për një gjë të tillë. Ajo i trajton burimet njerëzore si një potencial dhe burim shumë I rëndësishëm për zhvillimin e organizatave të ndryshme.

- Krijuesit e kursit: Martin Serreqi
Pedagog ne Fakultetin e Ekonomise te Universitetit te Tiranes. Lektor i lendeve “Menaxhim Biznesi” dhe “Menaxhim i Burimeve Njerezore” Ka perfunduar studimet Bachelor ne Finance dhe studimet Master per Administrim Biznesi me fokus Finance Korporatash dhe Menaxhim Investimesh prane Universitetit te Oklahomes ne Sh.B.A. Eshte kandidat doktorant ne Ekonomiks me focus studimi Ekonomiksin e Personelit. Ka punuar per nje kohe te gjate ne role drejtuese dhe konsulente ne sektorin publik dhe ne ate privat. Ka dhene mesim kontabilitet dhe finance ne universitete te ndryshme.