Enrolment options

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Sektorin Publik është një ndër disiplinat kryesore të formimit të përgjithshëm të këtij cikli studimi që synon pajisjen e studentëve me dijet bazë në fushën e Administrimit Publik. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore përfshin funksionet tradicionale të personelit si rekrutimi, seleksionimi, trajnimi, motivimi, vlerësimi i performancës, shpërblimi etj. Përmbushja e secilit nga këto funksione kërkon aftësi të veçanta, sidomos aktualisht kur menaxhimi i burimeve njerëzore po njihet për rëndësinë e vet strategjike dhe juridike ndryshe nga roli i dikurshëm monitorues. Kjo lëndë ka për qëllim të ofrojë studentëve njohuri lidhur me evoluimin e politikave dhe praktikave të burimeve njerëzore dhe mënyrën si reflektojnë ndryshimet e vlerave sociale dhe elementeve të mjedisit. Fokusi i kësaj lëndë do jetë identifikimi i karakteristikave të veçanta të MBNJ në sektorin publik dhe përmirësimi i kompetencave të nevojshme për një menaxhim efektiv të burimeve njerëzore. Kjo lëndë është ndërtuar për të ndihmuar në përgatitjen e zyrtarëve të ardhshëm të administratës publike si hartues, zbatues dhe përfitues të praktikave të BNJ.


tema 1
tema 4
Udhëzime për lëndën
Tema 5
Tema 6
Tema 7. Vleresimi i Performances
folder
Vleresimi i Performances ne nje fondacion
Tema 8. Shperblimi
materiale shtese
Self enrolment (Nxënës)